Driton Ajazi: Do ti themi STOP degradimit mjedisor (Video)

Driton Ajazi, kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit nga “Demokratët për Drenasit” ka thënë se qyteti ynë nuk e meriton epitetin e komunës më të ndotur në Kosovë.
“Për Demokratët për Drenasin kjo situatë nuk do të vazhdoj. Do ti themi STOP degradimit mjedisor, e do ta mbrojmë fuqishëm ajrin, ujin e tokën tonë. Sepse, milionat e këtyre ndotësve nuk mund të na e blejnë heshtjen”, ka thënë Ajazi.
Ai ka deklaruar se do të jetë aleat i fort i zhvillimit ekonomik të vendit, por jo duke shkelë ligjet tona. Prandaj së bashku do të mund t’i zgjidhim të gjitha problemet.
“Prandaj nuk kemi më kohë për të pritur, voto numrin 182. Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam”, ka thënë ai./DrenicaOnline/