Lladrovci: Ne nuk e harrojmë besimin e qytetarëve, prandaj fitojmë

Kryetari i komunës së Drenasit, njëherit kandidat për mandatin e ardhshëm qeverisës, Ramiz Lladrovci, ka vazhduar takimet me qytetarë në Fushticë të ulët, Fushticë të Epërme dhe Sankoc bashkë me kandidatët për Asamblenë komunale.
Z. Lladrovci gjatë bashkëbisedimit me qytetarët atje, diskutuan për të arriturat e pushtetit lokal, argumentet pse Drenasi është me qeverisjen më të mirë në Kosovë.
“Infrastrukturë për të gjithë, arsim cilësor, përkujdesje shëndetësore dhe sociale, subvencione dhe prioretizim i nevojave të qytetarëve, janë punë e vazhdueshme jona”, ka theksuar mes tjerash kryetari Lladrovci.
Postim i tij i plotë:
Takimi me qytetarët në Fushticë të ulët, Fushticë të Epërme dhe Sankoc, së bashku me kandidatët për asamble, Perparim Shala dhe Egzona Jetullahu Gjoshi, ishte rast të theksojmë të arriturat e pushtetit lokal, argumentet pse Drenasi është me qeverisjen më të mirë në Kosovë si dhe shpalosëm pjesë të programit për mandatin e ardhshëm. Zbatimi i projekteve sipas standardeve, barazia para ligjit, gjasat dhe mundësitë e barabarta, janë punë e jona ditore. Infrastrukturë për të gjithë, arsim cilësor, përkujdesje shëndetësore dhe sociale, subvencione dhe prioretizim i nevojave të qytetarëve, janë punë e vazhdueshme jona. Ne punojmë për interesin e qytetarit, pa dallim dhe pa hile, sepse, qytetari na beson, qytetari na nderon dhe është i bindur se ne e mbajmë fjalën. Këtë ne nuk e harrojmë, prandaj fitojmë.
Bashkë për Drenasin! #PDK177 Ramiz Lladrovci