Nesër shënohet 23 vjetori i rënies së heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe dëshmorëve tjerë të rënë në këtë ditë

Më rastin e shënimit të 23 vjetorit të rëniës së heronjve të kombit, Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha, Hamit Lladrovci, Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka, të renë më 22 Shtator të vitit 1998, më datën 22.09.2021 (e mërkurë) duke filluar nga ora 10:00, në sheshin “Fehmi Lladrovci” do të behën homazhe pranë shtatoreve të tyre dhe do të vendosen buqeta lulesh.
Homazhet do të vazhdojnë pastaj edhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Gllanasellë.
Në shënimin e kësaj date, 23 vjetorit të rënies së heronjve, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i tij, do të marrin pjesë në homazhet e organizuara nga Komisioni Komunal për Shënimin e Eventeve.
Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve dhe gjithë të rënëve për liri!Nesër shënohet 23 vjetori i rënies së heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe dëshmorëve tjerë të rënë në këtë ditë
Më rastin e shënimit të 23 vjetorit të rëniës së heronjve të kombit, Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha, Hamit Lladrovci, Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka, të renë më 22 Shtator të vitit 1998, më datën 22.09.2021 (e mërkurë) duke filluar nga ora 10:00, në sheshin “Fehmi Lladrovci” do të behën homazhe pranë shtatoreve të tyre dhe do të vendosen buqeta lulesh.
Homazhet do të vazhdojnë pastaj edhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Gllanasellë.
Në shënimin e kësaj date, 23 vjetorit të rënies së heronjve, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i tij, do të marrin pjesë në homazhet e organizuara nga Komisioni Komunal për Shënimin e Eventeve.
Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve dhe gjithë të rënëve për liri!