Grabitje si në filma në Drenas, të dyshuarit ikin me një veturë pa targa

Një person ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në Drenas, aty ishte ndaluar një veturë pa targa, në të cilën kishin qenë dy persona të dyshuar me maska antiCovid të cilët ia kishin grabitë paratë.

Të dyshuarit fillimisht kishin kërkuar që të furnizohen me derivate e më pas njëri nga ta kishte nxjerr një armë të shkurtë dhe nën kërcënim të armës viktimës i kishte kërkuar para dhe ia kishte marr rreth 200 euro, dhe më pas me veturë ishin larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton DrenicaOnline.

Grabitja ka ndodhur të hënën rreth orës 22:00.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë