Driton Ajazi takon banorët e Çikatovës së Re: Bashkë do të punojmë për të ardhmen tonë

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi nga “Demokratët për Drenasin” sonte ka takuar banorët e Çikatovës së Re me të cilët ka bashkëbiseduar për hallet dhe problemet e tyre.

Njoftimi i plotë i Ajazit:

Faleminderit banorëve të Çikatovës së re për mikëpritjen e ngrohtë. Duke treguar kulturë të lartë, bashkëqytetarët tanë hapën dyert e zemrat për Demokratët për Drenasin, ku së bashku diskutuam për shumë probleme të pa zgjidhura nga udhëheqja aktuale në ikje.

Bashkë do të punojmë për të ardhmen e të gjithë qytetarëve tanë.

#Voto182?
#KjoËshtëKohaJonë
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë