Ajazi: Qytetarët e Drenasit e kanë kuptuar se ishin mashtrime, premtimet e kryetarit në ikje

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi nga “Demokratët për Drenasin” ka publikuar një grafikon, ku sipas tij qytetarët e Drenasit janë mashtruar nga premtimet e Ramiz Lladrovcit.

Statusi i Ajazit:

Qytetarët e Drenasit e kanë kuptuar se ishin mashtrime, premtimet e kryetarit në ikje.
Se sa mashtrues është, më së miri e tregon kjo grafikë me të dhëna të raportit të GAP-it, institutit më kredibil që monitoron zbatimin e premtimeve nga kryetarët e komunave.

Kryetari në ikje është në mesin e atyre që më së paku i kanë përmbushur premtimet. Pra, i shtati nga fundi.

Në Drenas është duke vluar fryma për ndëshkimin e mashtruesit.

Kjo është koha jonë! Koha e Demokratëve, që besimin ua kthejnë me punë, e jo me abuzim e mashtrim!

Hajde edhe Ti!
#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë