Mbahet ceremonia inauguruese, Komuna e Drenasit përfiton grant 250,000.00 dollarë për rininë
Komuna e Drenasit është përfituese e grantit për rininë në vlerë prej 250,000.00 dollarë nga projekti “Komunat për të rinjtë në Kosovë”.
Ky grant i fituar nga qeverisja e mirë e kryetarit Lladrovci i dedikohet të rinjve të komunës së Drenasit, përkatësisht për të mbështetur projektet dhe idetë inovative të tyre.
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit ka falënderuar zyrtarët dhe kontribuesit e komunës për fitimin e këtij granti për rininë që dëshmon qeverisjen e mirë.
“Edhe një grant për rininë e mrekullueshme të komunës së Drenasit. Granti me vlerë 250.000 dollarë për rininë ka ! Faleminderit zyrtarëve dhe kontribuesve nga komuna jonë, vlerësuesve vendorë e ndërkombëtar për punën e vyer dhe vlerësimin e performancës tonë të shkëlqyer”, ka thënë kryetari Lladrovci.
Edhe nënkryetari, Arben Shala ka uruar për fitimin e grantit, duke theksuar se puna e mirë do të vazhdoj në shërbim të qytetarëve.
Projekti “Komunat për të Rinjtë në Kosovë”, do t’i sjellë komunës sonë fitim 250,000.00 dollarë, 15% prej tyre bashkëfinancim i Komunës së Drenasit.
Ky projekt financohet nga qeveria japoneze, administrohet nga Banka Botërore, kurse implementohet nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe Komuna e Drenasit.