“Zëri” i komunës së Drenasit kërkon mbështetje për Ramiz Lladrovcin

Gazetarja Laureta Thaqi e cila prej kohësh është zyrtare për informim në Komunën e Drenasit, ka thënë se kryetari Ramiz Lladrovci duhet të vazhdoi punën në komunë për të dhënë ende shembullin në nivel nacional se si bëhet qeverisja e mirë, transparente dhe përformanca më e mirë komunale, shkruan DrenicaOnline.

Ajo që në fakt është edhe “zëri” i komunës, ka kërkuar nga qytetarët e Drenasit që në zgjedhjet e 17 tetorit ta votojnë sërish Ramiz Lladrovcin për kryetar komune në mënyrë që të vazhdoi qeverisja transparente, të vazhdojnë projektet për komunën tonë, për shërbimet cilësore, zbatimin e ligjit, llogaridhënien, rininë, gratë, barazinë, bashkë për mirëqenien e qytetarëve

Statusi i plotë i Laureta Thaqit:

Bashkë për Drenasin!
Për vazhdimin e qeverisjes transparente, vazhdimin e projekteve për komunën tonë, për shërbimet cilësore, zbatimin e ligjit, llogaridhënien, rininë, gratë, barazinë, bashkë për mirëqenien e qytetarëve.
Ne nuk ndalemi, ne vazhdojmë për të dhënë shembullin në nivel nacional si bëhet qeverisja e mirë, transparente dhe performanca më e mirë komunale. Sepse qytetarët dinë kujt t’ia besojnë votën, dinë kush udhëheq më së miri, kanë besim dhe zgjedhin më të mirin.
Bashkë për Drenasin!
#PDK177
Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë