Bixhoz ilegal në Skenderaj, policia arreston një person

Njësitë policore gjatë patrullimit në Skenderaj kanë hasur në një lokal në të cilin disa persona ishin duke luajtur bixhoz.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një sasi parash dhe tre kompjuter.

Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë