Ja si ndodhi vrasja para pak çasteve në Gjilan, flasni nga policia

Një person ka mbetur i vdekur pas disa të shtënave me armë zjarri në Gjilan.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani ka thënë se viktima është nga Bujanoci.
“Ju njoftojmë se rreth orës 19:45 të datës sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull i moshës 50-vjeqare dyshohet se është nga Bujanovci ka qenë duke pire kafe në kafiteri dhe aty kanë ardhur dy persona kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur në këmbë drejtim te stacionit të autobusëve. Të gjitha njësit janë angazhuar dhe nga vendi i ngjarjes është siguruar, njoftohet se viktima e cekur është pa shenja jete. Për informata tjera ju njoftojmë me raport te shpejtë”, ka thënë Hashani.