Zv/ministri i Qeverisë së Kosovës i dyshuar për sulm fizik në Graçanicë

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Boban Stankoviq është i dyshuar për sulm ndaj tre qytetarëve serb në Graqanicë.
Indeksonline sipas burimeve brenda policisë mëson se në rrahje janë përfshirë 6 persona ku tre prej tyre janë viktima dhe tre të tjerë të dyshimtë, ku në mesin e tyre është edhe zëvendësministri Stankoviq.
Derisa mediat në serbi e kanë paraqitur këtë të fundit si viktimë dhe që po shërohet në spital, raportet në polici e thonë të kundërtën.
Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i rastit i cili ka urdhëruar që rasti të dërgohet në gjykatë në procedurë të rregullt.
Indeksonline mëson se përveç të dyshuarit Boban Stankoviq janë edhe dy të tjerë më këtë mbiemër./Indeksonline/