Kjo është kandidatja premtuese për asamble komunale në Skenderaj (Foto)

Rekorderja që arriti majat e suksesit në olimpiadën botërore “Genius Olympiad”, në SHBA, Alketa Mecini, është kandidatja me numër 29, në Listën e Pavarur, Ideal për Skenderajn.
Alketa, është studente në Universitetin Amerikan RIT me bursë të plotë dhe në “Jacobs University” në Bremen të Gjermanisë, shkruan DrenicaOnline.
Alketa, me suksesin e saj e ka bërë krenar jo vetëm komunën tonë, por gjithë Kosovën dhe kjo e bënë të gatshme për t’i shërbyer qytetarëve të Skenderajt në Kuvendin tonë Komunal./DrenicaOnline/