Shihni Adem Jasharin të vrarë (Kujdes pamjet janë të rënda FOTO +18)

Në një fotografi të publikuar, shihet komandanti legjendar Adem Jashari i vrarë pas masakrës që bëren forcat sllavo-serbe në Prekaz të Skenderajt nëntëmbëdhjetë vite më parë, shkruan Gazeta InfoPress.

Pas tri ditë luftimesh në mes forcave serbe dhe familjes Jashari, pikërisht më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. Këtij sulmi i mbijetoi vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia del që mes datës 5-6 mars të largohet nga rrethina dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila pa dhe përjetoj tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj.

Gjatë këtyre luftimeve thuhet se kanë mbetur të vrarë edhe 62 policë serbë, në mesin e tyre është edhe Nenad Simiç nga Kurshumlia e Serbisë.

 

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë