Drenas/ Dy të vdekur dhe 18 raste të reja me Covid

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.646 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995.930 doza të vaksinës.

Deri më sot 347.344 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, prej tyre 18 raste janë regjistruar në komunën e Drenasit.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdekjes, dy prej tyre në Drenas.
Sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314.

Në total numri i rasteve aktive është 19.923.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë