Vrasja në Pejë e dy zyrtarëve të lartë të PDK-së, krejt çka dihet deri më tash

Në orët e mbrëmjes ka ndodhur një vrasje e dyfishtë në qytetin e Pejës. Të vrarë kanë mbetur kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidati për kryetar të Deçanit nga PDK, Blerand Kadrijaj.
Gjithashtu në këtë ngjarje të rëndë i plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt.
Lajmi është bërë i ditur për Gazetën Online “Reporteri.net” nga një burim brenda PDK-së në qytetin e Pejës, por ende nuk dihen arsyet e ksaj tragjedie.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin Pejës, Driton Rugova, derisa ka konfirmuar se dy nga të plagosurit nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve.