Bllokohet rruga në Komoran, për një kohë të shkurtër, kolona të gjata

Në Komoran është bllokuar magjistralja Prishtinë – Pejë, duke krijuar kolona të gjata për një kohë shumë të shkurtër.
Arsyeja e bllokimit ka të bëjë me një vetaksident të krijuar nga një kamion që transportonte mbajtëse të rënda të çelikut, ku i njëjti gjatë kthimit ka goditur rrethojat e rrugës, duke mbetur i bllokuar.
Policia tashmë janë në vend të ngjarjes dhe shihen duke u përpjekur për ta liruar sa më shpejtë rrugën.
Nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale. /DrenicaOnline