Njoftim me rëndësi për parkingje nga Komuna e Drenasit

Komuna e Drenasit ka njoftuar të gjithë shfryetzuesit disa parkingjeve që të lirojnë hapsirat në oraret e caktuara nga Komuna, për shkak të pastrimit të hapsirave.
Njoftimi i plotë:
Njoftim
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, i njofton të gjithë banoret që i përdorin parkingjet për automjete tek blloku i V-të në rrugën “Adem Mula “, dhe në rrugën ”Ilaz Kodra” që të lirojnë këto parkingje, sepse Drejtoria, ka planifikuar larjen e tyre për shkak të pluhurit dhe mbetjeve tjera që janë krijuar në këto parkingje.
Banoret që shfrytëzojnë parkingjet tek Blloku i V, në rrugën “Adem Mulaj” të lirojnë parkingjet për datën 07.09.2021, prej orës (8:00-12:00), ndërsa ata që shfrytëzojnë parkingjet në rrugën “Ilaz Kodra” në të njëjtën ditë të lirojnë parkingjet prej orës (14:00-16:00).
Me respekt,