Numri dy i PDK-së në Drenas, kërkon mbështetjen për mandatin e dytë

Bekim Lestrani, numri dy në listën e asambleistëve të PDK-së, kërkon mbështetjen për mandatin e tij të dytë si asambleist i Komunës së Drenasit.
Lestrani gjatë mandatit të parë ka qenë gjithmonë i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë, duke dhënë kontributin e tij në secilën fushë që ka menduar të jetë e drejtë për qytetarin e Drenasit, në veçanti për bashkëfshatarët e tij, të fshatit Baicë.
Ai kërkon mandatin e dytë, dhe besimin qytetar, pasi sipas tij duhet të mbështeten ata që punojnë, e jo ata që e lanë të harruar fshatin e tij për vite me radhë.
Lestrani është i vetëdijshëm që ka ende për të bërë, falënderon Kryetarin e Komunës, z. Lladrovci dhe premton që punët e lëna në gjysmë, të vazhdohen në katër vitet e ardhshme.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë të Drenasit!
Të nderuar bashkëvendas nga fshati im, Baicë!
Dhe ju familjar, miq dhe dashamir!
Ju njoftoj se do jemë për herë të dytë në garë për asamble komunale në listën e Partisë Demokratike të Kosovës -PDK-së, me Nr.2
Përgjatë këtyre katër viteve, kam dhënë kontributin tim në secilën fushë që kam menduar që kam të drejtë dhe i shërben të mirës së qytetarëve të Drenasit, e konkretisht të bashkfshatarëve të mi të fshatit Baicë.
Në punët të cilat kanë qenë në shërbim të qytetarëve, kam qënë gjithmonë i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë, prandaj edhe jam munduar të ndihmojë kryetarin e Komunës në arritjen e objektivave për një qeverisje më të mirë dhe në shërbim të qytetarëve. Në këto katër vite, kam takuar qindra qytetarë, kam bashkëpunuar me të gjithë asamblistët, dhe jam munduar të jem sa më objektiv në trajtimin e problemeve…!
Si përfaqësues që vije nga fshati Baicë, besoj se kam trajtuar me dinjitet çdo problem dhe kam bërë të pamundurën që të bëhen investime në këtë fshatë.
Megjithatë, jam i lumtur se përgjatë këtyre viteve janë realizuar me dhjetëra projekte në fshatin tim, si dhe dhjetëra projekte të tjera do të realizohen në ditët në vijim.
Jam i vetëdijshëm që ka ende që duhet bërë megjithatë, dua ta falënderoj përzemërsisht Kryetarin e Komunës z. Ramiz Lladrovci dhe stafin e tij që kanë bërë më të mirën e mundshme për fshatin Baicë.
Prandaj bashkërisht duhet që të mbështesim ata që punuan për fshatin tonë, e jo ata që na lanë të harruar vite e vite me radhë dhe tash tentojnë të mashtrojnë bashkëfshatarët tonë me shpifje e krekosje të kota!
Baica dhe Drenasi gjithmonë do të jenë prioritetet e mija, prandaj së bashku na priftë e mbara!
RamizLladrovci#KreytarKomune
PDK#LabinotHalilaj
BekimLestrani# Nr.2