Kush i kishte kërkuar Mulla Osmanit ta heq kapelën e hoxhës? (Video)

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, imami Osman Musliu, ka folur për ditët pas masakrës në familjen Jashari, kur po përgatitej varrimi i të vrarëve.
Mulla Osmani ka treguar se kush ishin njerëzit me të cilët ishte takuar kur planifikohej të bëhej varrimi i Jasharëve.
Ai së bashku me imamin Fetah Bekolli – edhe pse me shumë kundërthënie – kanë rrëfyer ngjarjen e ditëve 10 dhe 11 mars të vitit ’98.
Mulla Osmani ka folur për sjelljet e individëve të ndryshme lidhur me mënyrën se si do të varroseshin anëtarët e vrarë të familjes Jashari.
Më poshtë mund të dëgjoni deklaratën e imamit: