Asamblisti i Iniciativës qytetare, fton qytetarët ta votojnë Lladrovcin

Asamblisti nga Llapushniku, Petrit Gashi, njëri nga asamblistët më kontribues, i jep përkrahje të fuqishme kandidaturës së z. Lladrovci dhe fton qytetarët ta votojnë kryetarin aktual edhe për një mandat, për shkak të punës që bëri gjatë mandatit të parë.
Ramiz Lladrovci, me punën e tij e meriton edhe një mandat, prandaj bashkërisht duhet që të mbështesim punëtorët e jo ata që na lanë të harruar vite e vite me radhë dhe tash tentojnë të mashtrojnë qytetarët, ka shkruar Petrit Gashi.
Postimi i plotë i asamblistit Petrit Gashi:
Faleminderit qytetarë të Drenasit!
Faleminderit fshati im, Llapushnik!
Miq,
Sot, ishte seanca e parafundit e mandatit tim si Asamblist në Kuvendin Komunal në Drenas, në të cilën përgjatë këtyre 4 viteve kemi pasur një bashkëpunim konstruktiv dhe në shërbim të qytetarëve. Si përfaqësues i juaji në KK Drenas, kam dhënë maksimumin në përpjekjet e mija në shërbim të së mirës së përgjithshme dhe në ndryshimin e qasjes sa i përket të bërit opozitë në Drenas.
Përgjatë këtyre katër viteve, kam dhënë kontributin tim në secilën fushë që kam menduar që kam të drejtë dhe i shërben të mirës së përgjithshme.
Prej më shumë se 500 pikave të trajtuara në Kuvend, përgjatë këtyre viteve, në 375 prej tyre jam munduar të jap kontributin tim në të cilën kam trajtuar me përkushtim materialin në dispozicion.
Në punë të cilat kanë qënë në shërbim të qytetarëve, kam qënë i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë, prandaj edhe jam munduar të ndihmojë kryetarin e Komunës në arritjen e objektivave për një qeverisje më të mirë dhe në shërbim të qytetarëve. Në këto katër vite, kam takuar mijëra qytetarë, qindra biznese, kam bashkëpunuar me të gjithë asamblistët, administratorët dhe përfaqësuesit e lagjeve dhe jam munduar të jem sa më objektiv në trajtimin e problemeve.
Miq,
Megjithëse më keni shkruar me qindra prej jush, ju njoftoj se nuk do të jem sërish kandidat për asamble nga asnjë subjekt politik, por, kontributin tim për Llapushnikun, Drenasin dhe të gjitha fshatrat, nuk do ta ndali asnjëherë.
Si përfaqësues që vije nga fshati Llapushnik, besoj se kam trajtuar me dinjitet çdo problem dhe kam bërë të pamundurën që të bëhen investime në këtë fshat.
Megjithatë, jam i lumtur se përgjatë këtyre viteve janë realizuar 39 projekte në fshatin tim dhe dhjetëra projekte të tjera janë në vazhdim.
E di se ndoshta kjo nuk mjafton, megjithatë, dua përzemërsisht ta falënderoj kryetarin e Komunës z. Ramiz Lladrovci dhe stafin e tij që kanë bërë më të mirën e mundshme për neve, fshatin tonë.
Punët e mira të z. Lladrovci, pavarësisht se ndonjëherë nuk jam pajtuar, më kanë shtyrë që të mendoj se kush e meriton të mbështetët në këto zgjedhje?
Prandaj, personalisht, por duke ju ftuar edhe juve, ju bëj thirrje që të mbështetni punët e mira të kryetarit Lladrovci dhe projektin e tij për katër vitet e ardhshme.
Fshati Llapushnik, duhet të ndihet tepër falënderues për investimet që janë bërë dhe gjithashtu, duhet të jetë edhe bashkëpunues në realizimin e projekteve të reja.
Ramiz Lladrovci, me punën e tij e meriton edhe një mandat, prandaj bashkërisht duhet që të mbështesim punëtorët e jo ata që na lanë të harruar vite e vite me radhë dhe tash tentojnë të mashtrojnë qytetarët.
Unë e falënderoj secilin prej jush që më keni mbështetur gjatë këtyre viteve, i falënderoj edhe ata që më kanë kritikuar, sepse, edhe nga kritikat njeriu nxjerr mësime të mira. Megjithatë, bashkërisht, ju ftoj që të përkrahni z. Lladrovci edhe për një mandat.
Llapushniku dhe Drenasi gjithmonë do të jenë prioritetet e mija, prandaj së bashku na priftë e mbara!