Këngëtarja e njohur Aferdita Demaku, përveç se është një këngëtare shumë e dashur, ajo është edhe një nënë dhe bashkëshorte shumë e kujdesshme.
Sot me rastin e festës së nënës, 8 marsin, GazetaBlic ka realizuar një intervistë të shkurtër, ku Aferdita Demaku shpalos shumë nga karriera e saj muzikore, jeta private po ashtu edhe tregon për dhuratat e urimet më të mira që ka marrë ndonjëherë, për këtë festë.
GazetaBlic: Ju jeni njëra nga këngëtaret që publiku shqiptar ju do shumë, sa jeni e lumtur për ketë fakt?
Aferdita Demaku: Po është shumë e vërtetë se kam shumë fansa që më duan dhe më mbështesin në karrierën time muzikore, dhe unë jam shumë e lumtur dhe shumë më të lumtur më bënë fakti se këngën time e dëgjojnë dhe e pëlqejnë moshat të ndryshme gjithandej ku ka shqiptar. Për ketë arsye, jo vetëm që më bëjnë të lumtur por më shtyjnë dhe me japin vullnet që të punoj edhe më shumë qe të sjell sa më shumë këngë dhe mesazhe tek masa.
GazetaBlic: Deri tani keni një mori këngësh, cilën e do publiku më shumë dhe ju e këndoni më shpesh?
Aferdita Demaku: Unë gjithsej i kam 20 albume qe kam kënduar zhanre të ndryshme në bashkëpunim me poetet dhe kompozitoret me te njohur Shqiptar , nga këto 20 albume kanë dal shumë hite nder vite, kisha mej veçuar disa qe me shpesh mi kërkojnë publiku dhe mund të them se i këndojnë se bashku me mua;
-Nuk do te lëshoj se imi je
-Gyrbetqari im.
– Cila vajzë ta la parfumin,
-Ta jap zemrën a mos a jap,
-A ke stop a ke kufi ,
-Qele qele zemrën ,
-Dashnor pa dashuri .. e shumë këngë tjera qe nuk i përmendi të gjitha por unë i këndoj te gjitha me dëshirë dhe mund ta mbylli një program vetëm me këngët e mia .
GazetaBlic: Keni një bashkëpunim me vajzën tënde a pritet që të ketë bashkëpunime të tjera të ngjashme?
Aferdita Dmaku: Po unë kam dy fëmijë vajzën Shqipdona dhe Shqiprimin të cilët si duket e kanë me të lindur talentin e muzikës unë dhe familja do ti përkrahim .
Në vitin e kaluar kënduam bashke një duet një balade e titulluar ‘LOTE DASHURIE’ me një tekst të shkëlqyer nga prof: Milaim Islami i dhe kompozim dhe orkestrim nga Nexhat Mujovi Virusi ,dhe mund të them se jam shumë e kënaqur me tekstin mesazhin qe përçon tek populli me vokalin me realizmin në studio me videoklipin në përgjithësi kënga ka qen shumë e suksesshme..
Dhe tash mendojmë qe prape të kem bashkëpunime tjera me vajzën time Dona Janova
GazetaBlic: Sot është 8 marsi a e festoni ju ketë feste ,apo jeni e angazhuar ne mbrëmje për ndere te kësaj feste.
Aferdita Demaku: Po edhe sot si çdo vit tjetër jam e angazhuar të performoj për ketë festë të madhe festën e Nenave, mendoj se është një dite shume e veçante dhe mundësi shumë e mirë qe të bashkohemi e të festojmë të gjitha së bashku.
GazetaBlic: Cila është dhurata qe ju ka gëzuar me se shumti qe keni marre deri tani?
Aferdita Demaku: Në përgjithësi kam marrë shumë dhurata nga Familjaret të afermit dhe nga fansat e mi qe me kanë gëzuar pa mas, dhe i ruaj me zili ,por do ta veçoja dhuratën dhe befason qe më bëri bashkëshorti ime me 30 qershor 2016, pikërisht në 20 vjetorin e martesës ku me dhuroi një veture të re të dekoruar në atë formë qe me la pa tekst .
GazetaBlic: Me shumë merrni urime e dhurata nga fëmijët apo nga bashkëshorti ?
Aferdita Demaku: Urime me te ngrohta qe me kënaqin janë nga fëmijët e mi dhe habitem se ku i gjejnë ato fjalë aq të ëmbla apo me duken mua si Nënë.
GazetaBlic: Për fund na trego për planet e tuaja në të ardhmen po ashtu edhe urimin tuaj për nënat të cilat po ashtu pëlqejnë shumë muzikën tuaj?
Aferdita Demaku: Po tash kem filluar të punojmë disa projekte të reja me disa ide dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur qe në asnjë mënyrë mos të zhgënjej fansat e mi .
Nënat i përshëndes nga zemra të gjitha, ku do qe janë në veçanti ato qe i pëlqejnë këngët e mia GËZUAR 8 MARSI.
-Përshëndetjeje edhe për ju dhe stafin e juaj, ju falënderoj për mundësin qe me dhatë.