200 metra larg rrugës/ Pritet të lejohen ndërtimet në Llapushnik, Arllat e Gjergjicë

Dy asamblistët e Kuvendit Komunal në Drenas, Burim Bujupi dhe Petrit Gashi kanë kërkuar
që përgjatë Autostradës “Ibrahim Rugova”, aty ku tokat nuk janë në kamasacion të mundësohet “KORRIDORI I ZHVILLIMIT TË BIZNESIT” dhe rrjedhimisht të lejohet ndërtimi i objekteve afariste për biznes por edhe ndërtimi i objekteve të banimit në thellësi prej 200 metra nga rruga.
Sipas tyre, rekomandimet të shprehura edhe më shkrim drejtuar Kryetarit të Komunës dhe organeve përgjegjëse profesionale, sot kanë marrë pëlqimin e KPF-së dhe i janë rekomanduar Asamblesë Komunale për miratim.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë të fshatrave Arllat, Llapushnik dhe Gjergjicë,
Ditë me parë janë mbajtur takimet publike me qytetarët rreth “Shqyrtimit publik të ndryshimeve për Hartat Zonale të Komunës së Drenasit në periudhën 2021-2029” në të cilën, së bashku më asamblistin Petrit Gashi i kemi përcjellë rekomandimet tona lidhur më nevojën për ndryshim të hartës zonale të këtyre fshatrave. Ne kemi kërkuar që përgjatë Autostradës “Ibrahim Rugova”, aty ku tokat nuk janë në kamasacion të mundësohet “KORRIDORI I ZHVILLIMIT TË BIZNESIT” dhe rrjedhimisht të lejohet ndërtimi i objekteve afariste për biznes por edhe ndërtimi i objekteve të banimit në thellësi prej 200 metra nga rruga.
Rekomandimet tona, të shprehura edhe më shkrimë drejtuar Kryetarit të Komunës dhe organeve përgjegjëse profesionale, sot kanë marrë pëlqimin e KPF-së dhe i janë rekomanduar Asamblesë Komunale për miratim.
Në këtë rast, dua ti falënderojmë ekipet profesionale që kanë dalë në teren gjithashtu Kryetarin Ramiz Lladrovci që ka marr në konsideratë kërkesat e qytetarëve të kësaj zone që në Llapushnik, Arllat dhe Gjergjicë të lejohet ndërtimi i objekteve afariste dhe banimit duke përjashtuar tokat kamasative.
Ne së bashku më kolegun Gashi jemi munduar që ta trajtojmë çdo kërkesë të asaj zone dhe të paraqesim si rekomandim për institucionet përgjegjëse në mënyre që të marrin përgjigje konkrete. Edhe njëherë falënderojmë qytetarët për bashkëpunim gjatë këtij procesi.
Me respekt,
Burim Bujupi