Kryetari Lladrovci fton qytetarët të vaksinohen: Mos prit, vaksinohu!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot së bashku me drejtorin e Shëndetësisë komunale, dr. Arsim Haxhiun, ka vizituar qendrën e vaksinimit në Drenas me ç’rast ka ftuar qytetarët të vaksinohen.

Vaksinohuni që të mbroheni. Mbrojtja më e mirë është vaksinimi. Askush nuk duhet të pësojë nga pakujdesia Juaj. Është shumë brengosëse se varianti i ri i virusit, Delta, po përhapet shumë shpejtë dhe po i prek edhe fëmijët, prandaj, mos prit, vaksinohu, ka shkruar Lladrovci në fb.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Qytetarë të komunës së Drenasit,

Sot, bashkë me Drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arsim Haxhiu vizituam qendrën e vaksinimit ku takuam mjekët dhe infermierët me qëllim të informimit lidhur me procesin e vaksinimit të qytetarëve tanë. Përgjigjen e mora se “vaksinimi po shkon mirë”.
Kjo nuk është e mjaftueshme. Vaksinimi duhet të bëhet më shpejtë!

Vaksinimi është rruga e mbrojtjes së qytetarëve tanë. Këtë e kanë thënë institucionet tona relevante dhe ne insistojmë që këto rekomandime të zbatohen. Vaksina ka të mjaftueshme, vende për vaksinim – po, personel shëndetësorë që kryen vaksinimin – po, çfarë duhet pritur!?

Qytetarë të komunës së Drenasit,

Vaksinohuni që të mbroheni. Mbrojtja më e mirë është vaksinimi. Askush nuk duhet të pësojë nga pakujdesia Juaj. Është shumë brengosëse se varianti i ri i virusit, Delta, po përhapet shumë shpejtë dhe po i prek edhe fëmijët, prandaj, mos prit, vaksinohu!

Për hir të shëndetit tuaj:

 Vaksinohuni!
 Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!
 Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe më efikase në luftë kundër COVID-19!
 Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.
 Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19.
 Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
 Respektoni distancën!
 Mbani higjienën!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë