Skender Halilaj nga Tërdeci i Drenasit iu bashkua AAK-së
Skender Halilaj, luftëtar i dalluar i UÇK-së nga Tërdeci i Drenasit, iu bashkua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Lajmi është dhënë nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Skenderi gjatë Luftës Çlirimtare ishte pjesë e Brigadës 111 “Adem Jashari”. Babai i tij Dauti dhe dy vëllezërit Besimi e Albani, ranë heroikisht në betejat për çlirimin e vendit, e vet Skenderi shpëtoi, por me shumë plagë në trup”, ka thënë Haradinaj.
“Ai u bashkua me ne në betejën politike, për të ardhme më të mirë të Atdheut dhe brezave që vijnë. Drenica historikisht ishte çerdhe e atdhedashurisë dhe rezistencës për liri. Ky rajon duhet të trajtohet me kujdes e respekt e jo të shihet vetëm si hambar i votave”.
Haradinaj thotë se programi i Aleancës ofron shumë për qytetarët dhe mirëqenien e tyre. Me njerëz të guximshëm e të vendosur, ne synojmë që të bëjmë më të mirën për Drenicën dhe Kosovën.
“Mirë se erdhe në Aleancë, Skender Halilaj!”, tha ai./DrenicaOnline/