Familja pesë-anëtarëshe në kushte të rënda, pronari kërkon t’ia lirojnë shtëpinë

Familja Berisha, e cila jeton në kushte të rënda ekonomike, ka thënë se është në hall me pronarin e shtëpisë me qira në Prishtinës.
Familja në fjalë ka kërkuar ndihmë financiare nga qytetarët, në pamundësi që të paguajë qiranë qe tre muaj.
Siç thonë anëtarët e kësaj familjeje, kryefamiljari nuk arrin të sigurojë as ushqimin për familjen me paratë që merr në punë.
Të interesuarit për të ofruar ndihmë ekonomike të kontaktojnë në numrin: 049 460 173

