E bija e Jakup Krasniqit përshkruan vizitën në Hagë: Sot në prehërin tënd mu qetësua shpirti Babi
Familjarët e Jakup Krasniqit po qëndrojnë në Hagë për ta takuar atë pas 8 muajve.
Gresa, vajza e Jakupit ka përshkruar me pak fjalë vizitën brenda qendrës së paraburgimit në Hagë, transmeton DrenicaOnline.
Statusi i saj i plotë:
Për 8 muaj e 12 ditë ëndërruam përqafimin tënd e ledhatimet e tua.
Sot në prehërin tënd mu qetësua shpirti Babi.
Harruam gjithçka.
Harruam dhimbjen, pritjet, vuajtjet.
Jeta është e padrejt me njerezit e mirë. Sa i mirë je ti babi, sa shumë padrejtësi durove.
E kisha ëndrru këtë moment her në gjum e her me sy qel.
Para pasqyrës, çdo mëngjes i përsërisja fjalët që do ti thoja, para teje u bëra e heshtur.
Sa na kishe munguar!
Sa e rënd ishte të shoh aty, por të pash më të fort se herave tjera, megjithese perballeshe me te tjera padrejtësi të pash më të buzëqeshur se herave tjera, mjekrra e bardhë që ti numron vitet plot vuajtje të ka bërë edhe më të pashem.
Ti nuk thehesh babi, kisha lexuar shumë shkrime nga ish te burgosur, qe tregonin historit e tua sikur të një superheroi. U binda babi, ti nuk thehesh. Ti bëhesh më i fort, e kjo më gezoi.
Sa na kishe munguar!
E di, ti edhe njeherë i duhesh Kosovës dhe UÇK-se. Por, na duhesh edhe neve.
Padrejtësia babi, vret më shumë se plumbi.
U ç’mallem thua, po ky mall vështirë se kalon.
Te duam