Fc Liqeni përforcohet me dy super-lojtarë

Skuadra kampione e Kosovës në fustall, Fc Liqeni nga Drenasi, ka bërë senzacion me përforcimet e sotme që i ka sjellë nga shteti i Maqedonisë.

Lojtaret që do ti përfaqesojnë ngjyrat e klubit nga Drenasi janë Taulant Ismaili dhe Jakup Ramadani.

Me Ismajlin e Ramadanin, Fc Liqeni do të jetë skuadër më e frikshme për rivalët e saj në Ligën e Kampioneve.

Postimi i plotë nga Fc Liqeni:

ZYRTARE: Ne prag te fillimit te sezonit te ri dhe ndeshjeve të Uefa Champions League klubi ynë perforcohet me dy lojtar Shqiptar nga Maqedonia

Lojtaret që do ti perfaqësojn ngjyrat e klubit tonë jan Taulant Ismaili dhe Jakup Ramadani

Taulant Ismaili, pjesë e Kombëtares së Maqedonise, ka luajtur për klube te njohura ne kampionatin e Kosoves ndersa se fundi ishte pjes ne kampionatin e Maqedonise.

Jakup Ramadani, pjesë e Kombëtares së Maqedonise, ka luajtur për klube te njohura ne Serbi, dhe se fundi ne kampionatin e Maqedonise.

FC Liqeni iu uron mirëseardhje dhe suksese në klubin tonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë