Presidenti Thaçi ua uron mësuesve 7 Marsin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka uruar mësuesit me rastin e 7 Marsit, duke thënë se “është dita e heronjve të përditshëm, mësuesve, që me punën e tyre edukojnë brezat e rinj”.
Postimi i Presidentit Thaçi:
“Sot është dita e atyre që pareshtur, me shumë përkushtim, përhapin dijen tek të rinjtë tanë. Është dita e heronjve të përditshëm, mësuesve, që me punën e tyre edukojnë brezat e rinj.
Me angazhimin tuaj të pandalshëm, mësimdhënës të dashur, ju çdo ditë kontribuoni për shtetin tonë.
Urime dita e juaj, 7 Marsi! HTH”, (sic.), ka shkruar Thaçi.