Drenori për Lladrovcin: Ka qenë një “rrebel” por jo i fuqishëm siç është shfaqur në intervistë

Bëri bujë deklarata e Ramiz Lladrovcit, kur tha se ka qenë nxënës problematik dhe se i ka rrahur djemtë e mahallave tjera apo edhe nganjëherë krejt shkollën.

Por kështu nuk po mendon një kundërshtarë i tij politik.

Xhavit Drenori që vjen nga një fshat ngjitur me katundin e Lladrovcit, ka thënë se “Ramizit nuk ja ka qit me u rre me të Dobershevcit”.

Drenori që ishte kandidat për kryetar të Drenasit, ka thënë se Lladrovci ka qenë një “rrebel” por jo i fuqishëm siç është shfaqur në intervistë.

“Nuk jam gjeneratë e tij. Një e di që ka qenë problematik edhe se kanë lan me luajt. U kon një far rebeli por jo që ky e ka rre dikon…me do tontë s’ja ka qit kurrë; me do të Dobershevcit”, tha Drenori për Gazetën Infokus.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë