Geci i del në krah Ajnishahe Halimit, thotë se Mulla Osmanit iu ndalën rrenat

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Gani Geci i ka dal në mbrojtje Ajnishahe Halimit, ku kjo e fundit tha se imami Osman Musliu nuk e ka treguar të vërtetën rreth varrimit të familjes Jashari në mars të vitit 1998.

Geci e quan një aktiviste dhe guximtare të madhe Halimin, ndërkaq duke iu referuar imamit Musliu shtoi se ai është munduar që përmes fotografive të bëjë histori por që siç u shpreh ish deputeti i LDK-së, gënjeshtrat dikur ndalen.

“Ajnishahe Halimit pavarësisht bindjeve politike, ka qenë një aktiviste e madhe në Drenicë dhe guximi kurrë s’i ka munguar. Janë disa njerëz të prirur që me foto mundohen të bëjnë hisori, por me pune janë larg historisë. Rrena ec e ec e ec, por dikur ndalet”, shkruan Geci.

Imami Musliu e ka quajtur spiune dhe skizofrene Ajnishahe Halimin për deklaratat që kjo i bëri të hënën në Facebook./Express/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë