Propozohet kandidimi i Fejzi Kiçinës nga dega e VV-së në Drenas, pritet miratimi i nivelit qendror, ja çfarë thotë ai

Dega e Lëvizjës Vetëvendosje në Drenas ka dërguar për miratim në selinë qendrore të VV-së, kandidimin e Fejzi Kiçinës për kryetar të Komunës së Drenasit.
Lidhur me këtë informacion, Gazeta Scanner ka marrë konfirmimin nga vetë kandidati potencial i VV-së për të parin e Drenasit.
Ai ka thënë se ka shprehur gatishmërine dhe në mënyrë unanime po presin pranimin e kandidaturës së tij nga niveli qendror.
“Po, është e vërtetë, emri im është dërguar dhe jam në dijeni për këtë. Unë kam shprehur gatishmërinë për kandidim dhe jemi në pritje të miratimit”, tha Kiçina për Scanner.
Fejziu është vëllai i heroit kombetar, Rasim Kiçina, derisa per 6 vjet ishte asambleist komunal në Drenas. /Scanner/