Nxehet gara në Drenas – Vetëvendosje e kandidon për kryetar vëllaun e dëshmorit

Lëvizja Vetëvendosje në Drenas e ka vendosur kandidatin e saj për Kryetar të Drenasit në garën zgjedhore të 17 tetorit.
Sipas burimeve të Gazetës Blic, anëtarësia e kësaj partie në degën e Drenasit, që drejtohet prej vitesh nga Shemsi Elezi, i ka dhënë mbështetje Fejzi Kiqinës.
Fejzi Kiqina është vëllau i dëshmorit të njohur, Gjeneral, Rasim Kiqina.
Burimet nga dega e VV-së ne Drenas kanë thënë se emri i Fejzi Kiqinës është dërguar në selinë e Albin Kurtit dhe pritet aprovimi nga kjo parti.
Në komunën e Drenasit, që aktualisht qeveriset nga PDK, pritet të zhvillohet një nga garat më interesante për kryetar të saj.