Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Komoran-Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksidentin që ka ndodhur në magjistralen Komoran-Prishtinë në fshatin Vragoli, janë përfshirë tri vetura.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Telegrafin se nuk është raportuar për të lënduar.

“Rreth orës 09:20 është raportuar për një aksident në fshatin Vragoli. Informacionet e para flasin për përfshirjen e tri automjeteve në këtë aksident. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për  hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë