Lladrovci uron 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së ShBA-së

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar shtetasit amerikanë, miqtë e tij dhe miqtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rastin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-së.

Me këtë rast, z. Lladrovci ka shkruar se mesazhet e Pavarësisë së ShBA-së, “u shpërndanë në tërë botën dhe arritën deri te na, më 1999, duke u solidarizuar me të drejtën tonë për liri dhe pavarësi”.

Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Në ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kujtojmë përkushtimin e krijuesve të idesë së madhe të lirisë në këtë shtet të madh mik, duke u bërë datë e lirisë edhe për kombet e popujt tjerë në botë.
Sot, populli amerikan, është frymëzim lirie për popujt liridashës, andaj i bashkohem kësaj feste dhe këtij kujtimi madhështor të shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë. Mesazhet e asaj dite, u shpërndanë në tërë botën dhe arritën deri te na, më 1999, duke u solidarizuar me të drejtën tonë për liri dhe pavarësi.
Në këtë ditë madhështore, përgëzoj miqtë e mi, të gjithë shtetasit amerikanë dhe miqtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gëzuar!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë