Pamje e shëmtuar në Llapushnik/ I hedhin mbeturinat në mes të asfaltit

Komuna e Drenasit, përkatësisht, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë ka kërkuar disa herë nga qytetarët të cilët i përdorin deponinë për hedhjen e mbeturinave inerte në fshatin Llapushnik, që mbeturinat t’i hedhin në pjesën e brendshme të deponisë (pasi ekziston hapësirë e mjaftueshme) e jo në hyrje të saj.

Hedhja e mbeturinave në hyrje të deponisë po shkakton shumë pengesa, pasi po bllokon qasjen në pjesën e brendshme të saj, duke u pamundësuar qytetarëve tjerë hedhjen e mbeturinave, transmeton DrenicaOnline.

Kjo pamje është e ditës së sotme (e dielë), ku dikush duke mos pas mëshirë për ambientin, i hedh mbeturinat në mes të rrugës, ndërsa vetëm pak metra më brenda është vendi i camtuar nga Komuna e Drenasit.

Ata që hedhin mbeturina në këtë mënyrë duhet të ndeshkohën./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë