Puna e mirë e Jasharit/ Skenderaj së shpejti do nis projektin modern…

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në rrjetin social facebook e ka bërë të ditur se brenda një viti pritet të ndërtohet qendra rehabilituese për persona me nevoja të veçanta në qytetin e Skenderajit, shkruan portali rajoni.org.

“Personat me nevoja të veçanta të Komunës Skenderaj, brenda një viti do të kenë qendren e tyre rehabilituese me një objekt modern, me salla të rehabilitimit fizik, trajtimit psiko-social, trajnimit dhe përgatitjes së tyre profesionale për tregun e punës”, ka shkruar Jashari në facebook.

Postimi i plotë:

Personat me nevoja të veçanta të Komunës Skenderaj, brenda një viti do të kenë qendren e tyre rehabilituese me një objekt modern, me salla të rehabilitimit fizik, trajtimit psiko-social, trajnimit dhe përgatitjes së tyre profesionale për tregun e punës.

Kjo u konfirmua sot në takimin që kisha me, z. Mahmoud Alnajadi, drejtor për Ballkanin nga Komiteti për Evropë dhe Amerikë në Kuvajt dhe drejtorin e shoqatës “Qëndresa Kosovare”, Islam Cakaj.

Me z. Alnajad biseduam rreth implementimit të këtij projekti jetik për këtë kategori dhe projekteve tjera në komunën tonë.

Në emër të qytetarëve të komunës sonë falënderova z. Alnajad për donacionet e ofruara për komunën tonë.

Krijimi i kushteve të barabartë të jetës për secilën kategori sociale në komunën tonë është obligim dhe detyrë që duhet kryer me sukses.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë