Përplasja mes kryetarit të Vushtrrisë dhe një asamblisti të VV-së ndodhi në Korroticë të Epërme të Drenasit

Asamblisti i Vetëvendosjes në Komunën e Vushtrrisë, Ymer Haradinaj ka deklaruar në polici se kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, e ka kërcënuar atë dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht.

E gjithë kjo ngjarje sipas policisë ka ndodhur të mërkurën mbrëma në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit, konkretisht në një restaurant gjatë mbrëmjes së maturës të një shkolle në Vushtrri.

Policia ka hapur rastin kanosje ndërsa në raport thuhet: Fsh. Korroticë e Epërme, Gllogoc 30.06.2021 – 22:28. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. E tëra kjo dyshohet se kishte ndodhur për arsye të një kontesti të mëhershëm që personat në fjalë e kishin në mes tyre. Rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë