“Subvencioni 2021”/ Disa nga të arrestuarit e sotëm janë nga Drenasi

Pas hetimeve disa mujore, sot Drejtoria për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka realizuar një aksion të gjerë në disa lokacione, ku ka arrestuar 21 persona të dyshuar.
Aksioni është zhvilluar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe në disa lokacione tjera në Prishtinë, Istog, Podujevë, Viti dhe Pejë. Disa nga të arrestuarit e sotëm janë nga komuna e Drenasit me detyrë zyrtare në Prishtinë.
Personat e arrestuar mbajnë pozita të ndryshme në kuadër të AZhB-së, zyrtar nëpër komuna, persona përgjegjës në kuadër të kompanive certifikuese dhe përfitues të subvencioneve.
Nga veprimet hetimore është arritur të dëshmohet mënyra e veprimit dhe organizimit të personave zyrtarë në AZhB./IndeksOnline/