Profesori nga Drenasi: MASh mbylli profilet e mjekësisë në shkollën profesionale si hakmarrje politike

Profesori në gjimnazin e Drenasit, Armend Demaku, thotë se Ministria e Arsimit në mënyrë arbitrare ka marrë vendim që të mbyllë profilet e drejtimit të mjekësisë në shkollën e mesme në Drenas.

“Ministria e Arsimit ne menyre arbitrare ka marr vendim qe te mbylle profilet e drejtimit te mjekesise (farmaci dhe infermjeri) ne Shkollen e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” ne Drenas, per vitin shkollor 2021/2022. Kjo qeveri fatkeqesisht nuk ngopet me hakmarrje ndaj oponenteve politik, por vazdon me tutje te shfryeje mllefin me stilin e njejte edhe ndaj femijeve te prinderve ne nje lokalitet, te cilet ne shumice kane mendim te ndryshem politik”, shkruan Demaku.

“Per hire te se vertetes, asnje drejtim ne shkollen tone nuk i ploteson kushtet me shume per akreditim sesa faramcia. Shkolla jone ka bere marveshjet per praktike profesionale me fabriken e barerave ne parkun e biznesit qe ndodhet ne Drenas, investim per pajisje laboratorike me vlere mbi 15 mije euro, marveshje me barnatoret ne qytet etj. Nese merren per baze te gjitha keto fakte, nuk ekziston asnje arsye te mendosh qe vendimi nuk eshte tendencioz.  E di qe militentet te cilet vazhdojne te adhurojne kryeminsitrin “gjenial”, nuk pajtohen me mua, por nje gje eshte e sigurt; sa me shume qe rritet shkalla e analfabeteve funksional ne vendon tone, aq me e madhe eshte mbeshtetja per qeverine aktuale. Si mesimdhenes me eksperience mbi dhjete vjeçare, ftoj te gjithe prinderit e nxenesve qe kerkojne te drejten per shkollimin e femijeve te tyre, duke perdorur te gjitha format qe lejon ligji per shfaqjen e paknaqesise ndaj ketij vendimi arbitrar dhe tendencioz!”, ka shkruar ai në Facebook./Scaner/

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Farmend.demaku.5811%2Fposts%2F501574901168661&show_text=true&width=500

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë