Grabitje e armatosur në një pompe të naftës afër Skenderajt

Një punëtor në një pompë derivatesh në Tërnavc të Skenderajt, ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës, dy persona të maskuar dhe armatosur duke e kanosur me armë i kanë grabitur rreth 450 € para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka njoftuar se grabitja ka ndodhur sot në orën 00 e 52 minuta, shkruan DrenicaOnline.
Të lënduar nuk ka ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.