Nëna Azize një heroinë që ia fali Kosovës dy djemtë e saj ushtarë

Nëna Azize një heroinë e vërtetë që ia fali Kosovës dy djemtë e saj ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani e Ismet Uka, nga fshati Ticë e Komunës së Skenderajt.

Pavarësisht dhimbjeve që ndjeu për tërë këto vite ajo ende mbahet e fortë dhe krenare që djemtë e saj u bënë themel i lirisë që sot po e gëzojmë.

Në betejën e Hadës, me 29 qershor 1998 pasi ishte marrë nën kontrollë nga UÇK-ja, miniera e mihjes sipërfaqësore, kishin rënë dëshmorë, Ismet Uka, Xhemajl Mehmeti e Mentor Dervishaj, të cilët luftuan deri në frymën e fundit për Lirinë tonë.

Sot, në 23 vjetorin e rënies, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari bashkë me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asambleistë e drejtorë, bënë homazhe tek varri i dëshmorit Xhemajl Mehmeti, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë dhe tek varri i dëshmorit Ismet Uka, në fshatin Ticë.

“Me këtë rast para familjarëve të dëshmorëve dhe të pranishmëve të tjerë duke lartësuar veprën heroike te dëshmorëve theksova rëndësinë jetike të unifikimit tonë për të ndërtuar e zhvilluar shtetin që e kemi amanet nga të parët tonë”, ka thënë Jashari.

Lavdi dëshmorëve, Xhemajl Mehmeti, Ismet Uka dhe gjithë dëshmorëve të kombit!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë