Asamblisti i Drenasit i reagon ashpër ministres Nagavci

Petrit Gashi, asamblist në Kuvendin Komunal të Drenasit ka thënë se dy profile arsimore, infermeria dhe farmacia janë ndaluar nga Ministria e Arsimit në shkollën teknike në Drenas.
Ai këtë vendim e ka quajtur të turpshëm duke hedhur kritika në adresë të ministres Arbërie Nagavci:
Statusi i plotë i Gashit:
Lajm i turpshëm
Ministria e Arsimit ndalon dy profile: Infermerinë dhe Farmacinë në shkollën teknike në Drenas. Kur bota krijon strategji të reja që të nxitë njerëzit të studiojnë profile nga mjekësia, Ministria e Arsimit e ndalon një gjë të tillë.
#Turp Arbërie Nagavci