Fëmijët nga Fushtica e Epërme e shesin bombën për hekur, intervenon Policia, KFOR dhe FSK

Një person ka raportuar në polici se disa fëmijë të lagjes kishin sjell në hekurishte tek ai materiale hekuri, mirëpo kishte vërejtur se në mesin e gjësendeve ishte edhe një mjet i dyshuar shpërthyes.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 22 e 30 minuta në Fushticë e Epërme të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

Në vendin e  ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësiti i KFOR-it dhe FSK-së për deminim të cilat mjetin e dyshuar e kanë marrë me vete.

Nuk është raportuar për ndonjë incident gjatë tërheqjes së mjetit./DrenicaOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë