Hoxhës së Drenasit i shkojnë disa mysafirë të veçantë në shtëpi

Hoxhës së Drenasit, Osman Musliu sot i kanë shkuar për vizitë disa njerëz të veçantë. Ai në konakun e tij ka pritur komandantin e deritashëm se bashku me komandantin e ri të Ekipit Monitorues-Ndërlidhës LMT K9 të KFOR-it Italian, transmeton DrenicaOnline.

Hoxha i njohur ka falënderuar shtetin dhe popullin e Italisë për kontributin e dhënë për Kosovë dhe KFOR-in italian, për ruajtjen e sigurisë së vendit, dhe për Komunën e Drenasit.

Njoftimi i plotë i hoxhës:

Sot kisha për vizitë komandantin e deritashëm se bashku me komandantin e ri të Ekipit Monitorues-Ndërlidhës LMT K9 të KFOR-it Italian.

Ne këtë takim, kam falënderuar shtetin dhe popullin e Italisë për kontributin e dhënë për Kosovë dhe KFOR-in italian, për ruajtjen e sigurisë së vendit, dhe për Komunën e Drenasit.

I urova komandantit Marco Fragassi, për detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi dhe respektim te ndërsjellë për sigurinë e qytetarëve të Drenasit.

Komandanti i deritashëm dhe i riu i Ekipit Monitorues-Ndërlidhës LMT K9 të KFOR-it Italian, Marco Fragassi, ishin falënderues për pritjen.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë