Gjendet i vdekur një person në pyllin afër Skenderajt

Një person është gjetur pa shënja jete në një pyll afër Skenderajt.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin, transmeton DrenicaOnline.
“Me 26 qershor rreth orës 23:00 është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar në pyll kishte gjetur viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e policisë
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.