Ja pse ndodhi vrasja në Pejë

Burime të Indeksonline mësojnë se vrasja e mbrëmshme në Pejë ndodhi për arsye të borxhit.
Sipas këtyre burimeve i dyshuari për vrasje, Kreshnik Haliti i ka pasur borxh viktimës Mentor Zekës. Ai dyshohet se paratë ia kishte marrë Mentorit për t’i shpenzuar në lojëra të fatit.
Madje Haliti përpos që e ka kryer vrasjen, Mentorit ia ka marrë edhe veturën e cila më pas është gjetur në territorin e rrugës për në Rozhaj, saktësisht në Vitromeric.
Në veturën e gjetur nuk kanë munguar as njollat e shumta të gjakut. Madje siç mëson Indeksonline dorasi i kësaj vrasje Kreshnik Haliti pothuajse gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm në lokale të ndryshme të lojërave të fatit, teksa i ka marrë shuma të mëdha të parave viktimës Mentor Zeka.
Ndryshe vrasja në fjalë ka ndodhur në orën 19:00 gjatë natës së kaluar e më vonë Policia ka arritur që të kapë edhe personin e vetëm të dyshuar për vrasjen në fjalë./Indeksonline/