Ky është punëtori Esat Gllogovci që vdiq dje, varroset sot

Sot, sipas njoftimit të familjarëve, do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e lagjes Shipol të Mitrovicës, tashmë i ndjeri Esat Gllogovci.
Ditën e enjte, teksa po punonte në Mitrovicë, i ndjeri Gllogovci kishte rënë bashkë me liftin që përdoret për bartjen e materialit.
Në vendin e punës kishte shkuar autoambulanca për ta marrë të lënduarin, i cili u dërgua menjëherë në spital, shkruan “Jepi zë.”.
Sipas mjekëve, ai kishte pësuar tronditje të mëdha në kokë si dhe kishte pasur shumë plagë në trup.
E siç mësohet, ai prapa ka lënë gruan me dy fëmijë si dhe dy prindër në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Ndryshe, ai po punonte në një objekt në qendër të Mitrovicës që po ndërtohet nga kompania “Afri Universal”.