Lladrovci nesër në takim me publikun, kjo është arsyeja

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci nesët mban tubim me publikun për të raportuar për punën e gjashtëmujorit të parë të këtij viti fiskal, për të paraqitur të arriturat, synimet, vështirësitë dhe realizimin e projekteve kapitale.

Njoftimi i plotë i Komunës:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit

Nesër (24.06.2021) duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci mban tubimi me publikun për të raportuar për punën e gjashtëmujorit të parë të këtij viti fiskal, për të paraqitur të arriturat, synimet, vështirësitë dhe realizimin e projekteve kapitale, ndërsa me pjesëmarrjen tuaj, ju mund të bëni pyetje dhe të jepni sugjerimet e propozimet përfaqësuesve të zgjedhur komunal lidhur me realizimin e projekteve të planifikuara për gjashtëmujorin e parë të këtij viti dhe çështje të tjera me interes të përgjithshëm.

Komuna e Drenasit ju fton të jeni pjesë e këtij takimi.

Jeni të mirëseardhur!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë