Ramiz Lladrovci nesër në “Alarm”

Nesër (e mërkurë) në programin e mëngjesit “ALARM” në ATV, direkt nga qyteti i Drenasit do të paraqitet kryetari Ramiz Lladrovci.
Çfarë ndryshimesh solli në Drenas gjatë mandatit të tij?
Sa prej premtimeve të bëra arriti t’i realizojë deri më tani?
Sa janë të kënaqur qytetarët me punën e tij?
A do të kandidojë prapë për të parin e Drenasit?
Nesër nga ora 08:30 në “Alarm”, direkt nga qyteti i Drenasit, Ramiz Lladrovci.