Thirret mbledhja e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ky është rendi i ditës

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj, më datë, 31/05/2021 (e hënë) duke filluar në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.

Mbledhja do të ketë për rend dite:

1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal Drenas të datës 28.04.2021
2. Raporti i përditësuar epidemiologjik i Komunës së Drenasit lidhur me pandeminë me Covid-19 (vir .SARS-COV2) Mars-Maj 2020-2021 si dhe procesi i deritanishëm i imunizimit (vaksinimit)
3. Propozim vendim për caktimin e anëtarëve të komisionit për monitorimin e Kodit të Etikës.
4. Propozim-Diskutim i Raportit të punëve të Kompanive KRM (Pastrimi) dhe KRU (Prishtina) në Drenas
5. Të ndryshme

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë